Vlorë/ Uniformat blu kanë vënë në pranga 27-vjeçarin Rildi Kocja i cili mbrëmjen e kaluar plagosi me thikë vjehrrin e tij Xhevdet Brahushi dhe kunatin Albion Brahushi. Sipas bluve të Vlorës, ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”.
61-vjeçari Xhevdet Brahushi dhe 30-vjeçari Albion Brahushi ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse thika.