Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes.
Ajo, përmes rrjeteve sociale, ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit. Madje, bukuroshja kosovare, e cila thuhet se u rrah nga futbollisti, para se të nxirrej me dhunë nga shtëpia, thotë se Berisha shkonte i dehur në shtëpi.
“3 vite lidhje, rreth 2 vite fejesë, kemi jetuar bashkë për 1 vit e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tani ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ka shkruar Vllasaliu në rrjetet sociale.
Pas këtij mesazhi, të publikuar nga ajo në “Twitter”, një përdorues e pyeti: “Cilat janë faktet me të cilat ai nuk është përballur? Pse nuk guxoni t’i thoni ato?”. Ish e dashura e futbollistit nuk hezitoi t’i përgjigjej komentuesit:
“Deri në orën 4 të mëngjesit nuk duhet ta lini një grua vetëm në shtëpi. Një natë para ndeshjes ai ishte argëtuar me miqtë e tij deri në orët e vona të natës dhe erdhi në shtëpi i dehur. Ai më tha diçka dhe unë e ofendova. Paç fat me alkoolin”.
Çifti është ndarë prej disa muajsh pasi mediat turke raportuan se Berisha e kishte sulmuar fizikisht të dashurën dhe e kishte përzënë nga shtëpia, vetëm pak para martesës së tyre të planifikuar. Fenerbahçe e ka nxjerrë futbollistin në shitje.