37 kamera sigurie janë hequr nga hapësirat publike në Elbasan. Policia e këtij qarku ka vendosur nën hetim 10 persona pasi kamerat ishin montuar në kundërshtim me ligjin. Operacioni është shtrirë në Elbasan, Gramsh dhe Peqin. Kamerat dyshohet se përdoreshin për sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si edhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.
Ndërkohë që po ditën e sotme në Tiranë 65 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe janë vendosur nën hetimet 7 persona, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.