Në tre bashki, Vorë, Elbasan dhe Kamzë është numëruar elektronikisht, e ndërsa ka nisur numërimi në disa bashki. Komisioneri Ilirjan Celibashi tha sot se do të detyrojë me forcën që i jep ligji, komisionerët që të vazhdojnë procesin e numërimit në mënyrë që rezultati të dalë brenda mbrëmjes së hënës.
Bashkitë që janë mbyllur deri më tani:
Bashkia Elbasan:
Gledjan Llatja (56%) Luçiano Boçi BF (44%)
Bashkia Kamëz:
Rakip Suli PS (66.36%) Arjan Hioxha BF (35.32%) Bilbil Bajraktari PD (4.32%)
Bashkia Vorë:
Blerim Shera PS (73.52%) Indrit Hoxha BF (26.48%)
Bashkia Pustec:
Pali Kolefski PS (63.67%) Pandi Jani (BF) (36.24%)
Bashkia Delvinë:
Besmir Veli PS (62.61%) lir Mehmeti BF (37.39%)
Në Bashkinë e Tropojës vijon surpriza e madhe. Janë numëruar 26 kuti nga 38 dhe kandidati socialit Rexhë Byberi kryeson me 51.87%, ndërkohë që 48.13% ka rivali i tij i ‘Bashkë Fitojmë’ Besnik Fushaj.
Në Bashkinë e Hasit nga 15 kutitë e para që ka dalë rezultati nga 28 gjithsej është kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Miftar Dauti që kryeson me 57.38% të votave përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka marrë 42.62% të votave.