Sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3- 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në pjesën e dytë të ditës fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 12-16m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-6 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 6 deri 15°C, në zonat e ulëta 8 deri 23°C dhe në zonat bregdetare 11 deri 22°C.