Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët e lokalisht me intensitet deri mesatar.
Në relievet malore në lartësinë mbi 700 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 900 metra në juglindje reshje në formën e dëborës me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me valëzimin ne dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 2 deri 7°C, në zonat e ulëta 6 deri 14°C dhe në zonat bregdetare 10 deri 14°C.