Ditën sotme i gjithë territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Kukës, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa mesatare dhe të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet e tjera.
Në qarqet Kukës, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata. Në Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat pritet të zbresin deri në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet nga 10°C deri në 14°C, në vendet e ulëta nga 8°C deri në 13°C si dhe në vendet malore nga 2°C deri në 7 °C.