Dita e sotme pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira në pjesën e parë të ditës dhe kthjellimet do të bëhen prezente kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët të karakterit lokal në veri ndërsa në pjesën tjetër reshje shiu të herëpashershmeme intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afashkurtra.
Kjo situatë do të mbete prezent deri në orët e mbrëmjes më pas pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.