Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mbrëmjes vonë pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Mjegull do të ketë në orët e mëngjesit.
Era pritet të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete.