3 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhjen e një kasaforte në një biznes në Sauk. Këto janë edhe pamjet e publikuara nga policia e Tiranës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 3 të arrestuarit në kuadër të operacionit “River” Bashkim Sollaku, Endri Kolaci dhe Albert Çela të tre nga Elbasani dhe 27-vjeçari i shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 1 mars të këtij viti kanë vjedhur në një biznes në Sauk, një kasafortë me 4000 euro dhe 100 mijë lekë. Më pas kasafortën e kanë hedhur në lumin Shkumbin, në Elbasan.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur e cila u gjet në lumin Shkumbin, 5 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e vjedhur.