Valbona, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve, me male e lugina mbresëlënëse është një ndër destinacionet me të vizituara nga turistët vendas e të huaj në çdo periudhë të vitit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga parku kombëtar i Valbonës, ku dëbora ka shtruar petkun e bardhë.
Rama vlerësoi veçanërisht kontributin e guidave lokale që bëjnë çdo ditë një punë të jashtëzakonshme në prezantimin e Shqipërisë turistike dimërore.
‘Mirëmëngjes dhe me këto pamje të Valbonës ku guidat lokale bëjnë çdo ditë një punë të jashtëzakonshme në prezantimin e Shqipëria turistike dimërore, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.
Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojës.