Policia e Vlorës ka arrestuar autorët e dy vjedhjeve në këtë qytet. Në pranga kanë rënë tre të rinj, A.M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar. Ata akuzohen se nën kërcënimin e një arme lodër kanë grabitur dy qytetarë dhe një pikë karburanti.
Tre të rinjtë me një pistoletë lodër që i ngjante një arme silenciator në mesnatë i kanë grabitur një shumë parash dhe një aparat celular dy kalimtarëve. Më pas me po të njëjtën armë lodër ata kanë grabitur xhiron ditore në një karburant. Arrestimi i tyre është bërë në lagjen “10 Korriku”.
Policia ka sekuestruar armën imituese pistoletë me silenciator, shumën e parave dhe aparatin celular të dyshuara të vjedhura, një mjet prerës (thikë) dhe automjeti që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.