Ditën e sotme një video paska jo normale ka qarkulluar në të gjitha mediat ndërkombëtare. Një leopard në Indi ka ikur nga vendi ku mbahej dhe ka dalë në rrugë duke sulmuar 15 persona, mes të cilëve kishte gra dhe fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Jorhat në shtetin e Assam. Sipas rojes së pyllit kafsha mishngrënëse po kërkonte ushqim duke qenë se kishte disa ditë pa u ushqyer.
Videoja e kapur nga disa persona, tregon leopardin i cili sapo del nga vendi i tij, sulmon një furgon dhe largohet menjëherë. Sipas mediave vendase, tigri është kapur pas disa orësh, pasi ishte kthyer në një rrezik edhe për personat e tjerë.
Në Indi ka shpesh episode të sulmimit të njerëzve nga ana e kafshëve të egra si leopardët dhe tigrat. Si pasojë e shpyllëzimit, vendbanimet e njerëzve shpeshherë ndërtohen në habitatet e kafshëve të egra, të cilat ‘reagojnë’ në mënyrën më të egër të mundshme ndaj tyre.