Katër persona janë arrestuar dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim nga policia. Ata akuzohen se tentuan të përfitonin një shumë prej 70 mijë eurosh, nëpërmjet mashtrimit, nga një biznesmen, duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror.
Në pranga të policisë përfunduan Xhonatan Xhaferri, Leonard Xhika, Mikel Panxhi banues në Elbasan dhe Petro Ferzaj banues në Vlorë, ndërsa në kërkim u shpall Xhensil Qefa dhe Florian Gjergji. Ky i fundit rezulton i kërkuar për disa raste të tjera të ngjashme të mashtrimit. Policia njofton se sekuestroi 2 automjete dhe 6 celularë.