Filiali i një poste private në Tiranë ra pre e grabitjes darkën e 17 majit. Një person i veshur me rroba të ngjashme si ato të postierëve, hyri brenda zyrave postave dhe grabiti një shumë të konsiderueshme parash.
I riu grabiti një shumë prej 400 mijë lekësh të rinj, 940 eurosh dhe 40 paund.
Policia arrestoi brenda pak orësh 27-vjeçarin. Ordis Molla përfundoi në pranga si personi që kanosi me thikë punonjësin e postës dhe më pas vodhi shumat monetare. Shuma e parave të vjedhura nga shtetasi Ordis Molla u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin prerës thikë që ai ka përdorur për kanosjen, veshjet e tij gjatë vjedhjes dhe motomjetin me të cilin është larguar.
View this post on Instagram