Nuk është bërë ende një javë nga përdhunimi i 11 vjeçares në Prishtinë nga 5 persona dhe në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërrijnë pamje edhe më të tmerrshme.
Siç mund të shihni në videon e mëposhtme, një i moshuar, thuhet se banon në zonën e Selitës në Tiranë, prek në vendet intime një vajzë të mitur.
Në videon e mëposhtme, i moshuari shihet pranë dy fëmijëve, teksa në një moment kontrollon me sy nëse e sheh dikush dhe më pas fut dorën në pjesën e pasme të vajzës së mitur.
Videoja është filmuar nga një i ri, i cili tregon për JOQ se i moshuari bën si i mirë me fëmijët dhe u blen shumë gjëra në dyqane, por duket se ky është përfitimi i tij.
Duke marrë shkas nga kjo video, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë 76-vjeçarin me iniciale Sh.C. I moshuari akuzohet për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të një shtetasi që kryen vepra të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas transmetimit të pamjeve, menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Sh. C., 76 vjeç, banues në Tiranë. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me inicativë shtetasin Sh. C., për veprën penale “Vepra të turpshme”. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evdientojnë.