Policia ka bllokuar 5 varka artizanale dhe një traget pasi lundronin pa leje në liqenin e Komanit. Operacioni i policisë nisi pas ankesave të turistëve për sigurinë e tyre gjatë lundrimit me varkat artizanale. Policia ndëshkoi drejtuesit e 5 varkave me nga 10 mijë lekë gjobë ndërsa u bllokua trageti i paregjistruar dhe që kishte të punësuar persona të paregjistruar në organet tatimore. Nisi procedimi penal për pronarin e tragetit Gj.G., 53 vjeç, banues në Shtoj i Ri.
Policia gjatë ditëve të fundit ka kryer disa operacione për ndalimin e jet skive në bregdet.