Një i ri, i cili kreu manovra të rrezikshme duke bërë drift me automjet, në kryqëzimin e Shëngjinit dhe më pas e postoi videon në rrjete sociale, u identifikua dhe u gjobit nga policia.
“Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Shëngjin, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Knallës”, Shëngjin, duke kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e automjetit që shfaqet në video, si dhe kapjen e drejtuesit të tij, shtetasit Gj. N, i cili u gjobit me 10.000 lekë të rinj për shkeljen e nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor “Drejtuesi i mjetit nuk rregullon shpejtësinë në afërsi të kryqëzimeve duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës”.