Policia ka sekuestruar 125 rrënjë kanabis brenda repartit ushtarak në Zallher të Tiranës. Në pranga ka rënë shefi i Seksionit të Sigurisë Gramoz Mullai 52 vjeç, specialisti për Zbulimin Rustem Koçi 25 vjeç dhe specialisti i Sigurisë, Gentian Zhurda 45 vjeç. Nën hetim janë vendosur A.J., 41 vjeç me detyrë Specialist Infrasktrukture, P.H., 52 vjeç, me detyrë zv.komandant toge, I.D., 47 vjeç, me detyrë magazinier si dhe P.D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.
Sipas policisë të arrestuarit dhe të proceduarit penalisht me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në ambientet e repartit ushtarak dhe do të hetohen për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Operacioni u shtri edhe në qytetin e Fierit dhe Vlorës ku u arrestuan Gramoz Mullai, Rustem Koçi, Gentian Zhurda dhe Lorenc Kapaj.