Një grup që trafikonte armë nga Shkodra në Tiranë është goditur nga policia dhe 5 persona janë arrestuar, mes tyre në edhe Denisa Halilaj efektive e Policisë së Burgjeve. Shqiptarja.com mëson se grupi ka qenë duke trafikuar 9 armë drejt Tiranës, por janë arrestuar në rrugën e Rinasit.
Grupi prej 5 personave i kishte siguruar armët në Shkodër dhe mbrëmjen e kaluar kanë qenë duke kryer trafikun. 4 automatikë dhe 5 pushkë i kishin fshehur brenda një valixheje në bagazhin e makinës. Më ndërhyrjen e policisë, ata janë kapur në një parking në rrugën e Rinasit.
Trafiqet e Tiranës kishin marrë informacion për grupin kriminal që do të vinte nga Shkodra për të shitur armët në Tiranë. Fill pas kësaj organizuan operacionin për kapjen e tyre në kushtet e flagrancës. 5 personat e arrestuar po lëviznin me dy mjete. Në të parin ishin dy person që kishin rol këqyrjen e rrugës dhe lëvizje të patrullave të policisë. Në mjetin e dytë ishin 3 persona të tjerë, në bagazhin e të cilit u gjetën dhe sekuestruan 11 armët. Armët vinin nga zona veriore të Shkodrës dhe ishin destinuar të shiteshin te grupet kriminale me bazë në Tiranë. Denisa Halilaj është efektive e Policisë së Burgjeve.