Reshje të shumta shiu ka pasur në gjithë territorin e Qarkut Dibër. Si pasojë e reshjeve ka pasur rrëshqitje dherash dhe inertesh në disa rrugë. Një rrëshqitje që ka vijuar nga nata e mbrëmshme ka penguar qarkullimin në ‘Rrugën e Arbrit’. Rrëshqitja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shkallë në Njësinë Administrative Xibër.
Si pasojë e ngopjes me ujë, një sipërfaqe e konsiderueshme e një shpati mali ka rrëshqitur duke penguar njërën korsi të ‘Rrugës së Arbrit’. Mjetet po punojnë për ta pastruar por është e pamundur mbajtja e saj pasi vijon rrëshqitja e baltës. Qarkullimi në këtë segment po bëhet vetëm në njërin sens.