Britania e Madhe njihet për rregullat strikte që ka në lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor. Së fundmi, në mediat britanike po qarkullon videoja e kryeministrit Rishi Sunak i cili teksa i drejtohet popullit në një video, ai shfaqet pa rripin e sigurimit. Kjo ka shkaktuar indinjatë tek qytetarët të cilët e kanë postuar dhe ripostuar videon disa mijëra herë.
Kështu, policia ka ndërmarrë masa duke e gjobitur kryeministrin Rishi Sunak për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas rregullores, gjoba maksimale për mosvendosjen e rripit të sigurimit shkon deri në 500 paund.
“Sunak pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe kërkon falje”, u tha gazetarëve zëdhënësi i tij.