Qyteti i Peshkopisë është zbardhur nga bora këtë mëngjes. Pas motit të ngrohtë dhe me diell ky fillim marsi ka rikthyer reshjet e shiut dhe të borës në të gjithë qarkun e Dibrës.
Në zonat e thella trashësia e borës shkon deri në 15 cm. Megjithatë rrugët janë të gjitha të lira dhe nuk ka probleme. Reshjet nuk kanë shkaktuar probleme as në pemtari, madje nga fermerët shihet ndihmë, pasi bora dhe temperaturat e ulëta shtyjnë edhe për pak kohë çeljen e luleve.
Ndërkaq edhe qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshjet e borës, në lartësinë mbi 1000 metër. Sipas të dhënave nga ARRSH, ne akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 metra ka reshje bore. Edhe në këto zona nuk ka probleme me qarkullimin.