Policia e Durrësit ka njoftuar se janë shpëtuar 13 turistë të cilët kishin mbetur në mes të detit pasi skafi i tyre kishte pësuar defekt në Kepin e Rodonit. Në mes turistëve të bllokuar në det ishin edhe 6 të mitur.
Policia Kufitare e Shëngjinit u njoftua në orën 22:30 të mbrëmjes së kaluar se një skaf kishte kërkuar ndihmë për shkak të një defekti teknik.
Mjeti lundrues skaf që kishte pësuar defektin, u rimorkua dhe u dërgua drejt portit të Durrësit. Policia e Durrësit fton qytetarët, turistët dhe pushuesit që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, për çdo rast nevoje.