Partia Demokratike ka publikuar pamjet me dron nga protesta e sotme (7 korrik), e cila u zhvillua para kryeministrisë.
Siç duket nga pamjet e shpërndara nga selia blu, pjesëmarrja në protestën e opozitës ka qenë masive, ku me mijëra qytetarë kanë dalë në shesh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Protesta paqësore zgjati mbi dy orë dhe u mbyll pa asnjë incident, ndërsa në shesh ishin kreu i PD, Sali Berisha, dhe shumë deputetë demokratë, si dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, me nënkryetarin Petrit Vasili.
Në protesë, kreu i PD-së, Sali Berisha dha shumë mesazhe, ndërsa tha se kryeministrin Edi Rama e ka armik.