Aeroporti i ri Ndërkombëtar i Vlorës pritet të hapet në verën e vitit 2025. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga puna që po bëhet në këtë kantier, ku sipas tij, ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës. Rama ka ndarë lajmin e shumëpritur, se avioni i parë në aeroportin e Vlorës do të ulet në verën e vitit 2025.