Avokatja shqiptare në Australi Eva Buzo ka vendosur që të bëjë histori. Shqiptarja ka shkuar në Otranto dhe ka vendosur që ta bëjë me not deri në Vlorë. Buzo është e para shqiptare që po bën me not detin që ndan Shqipërinë nga Italia. Ky mendim fillimisht Buzos i ka ardhur në kohën e pandemisë teksa e gjithë bota ndodhej në izolim.
Teksa po shihte distancën në Google Maps për disa vende të mundshme për të notuar, ajo pa dhe distancën mes Italisë dhe Shqipërisë dhe mundësisë që kjo të bëhej me not. Avokatja 36-vjeçare, do të shoqërohet nga dy varka ndihmëse dhe një varkë 12.50 metra e vënë në dispozicion nga Sud-est diving Otranto dhe Residence. Ekipi i asistencës përbëhet nga 12 persona. Rrugëtimi i plotë me not mendohet të zgjasë 35 deri në 40 orë.