Një shqiptar është vënë në pranga nga policia e Perusë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze për importimit të lëndëve narkotike dhe pjese e një bandë të organizuar kriminale.
Mësohet se në pranga ka rënë 33-vjeçari Oltjon Belulaj. I riu është arrestuar në Aeroportin e Perusë, pasi autoritetet kishin marrë informacion se ai do të mbërrinte aty pasi kishte qenë në Brazil. Belulaj, sipas Policisë franceze, akuzohet për trafik të paligjshëm droge, krime të importit të lëndëve narkotike në një bandë të organizuar, blerje, posedim, transport dhe propozim ose shitje dhe shoqërim të paligjshëm, të cilat mund ti kushtojnë rreth 10 vjet burgim.