3 persona janë proceduar penalisht për ndotjen e ujërave të lumit Gjanica në Fier. Policia ka nisur hetim për 3 punonjës të dy kompanive private me aktivitetet në fushën e naftës. Sipas uniformave blu këto kompani kanë shkarkuar mbetje të hidrokarbureve në gjatësinë e lumit duke e ndotur.
Një ditë më parë banorë të qytetit të Fierit u ankuan për situatën dhe erën e keqe në zonë. Ky fenomen është i përsëritur në këtë qytet pasi në lumë derdhen vazhdimisht mbetje nafte.