Një tjetër rast i tregtimit dhe transportimit të minave me telekomandë është goditur nga policia e Lezhës. Në pranga ka rënë 45-vjeçari Ilir Gjoka i cili i montonte vetë minat me telekomandë dhe ua shiste grupeve kriminale.
Gjatë kontrollit, shtetasit Ilir Gjoka iu gjetën të fshehura në trup, 3 mina me telekomandë me lëndë plasëse C4 për shpërthim në distancë dhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.
3 ditë më parë, Policia e Mirditës sekuestroi 2 mina të tjera me telekomandë dhe 1 kallashnikov dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.