Lokali në tarracën e Gjykatës së Lartë në Tiranë është përfshirë nga flakët. Nga pamjet duken flakët dhe tymi që ka mbuluar zonën ndërsa zjarrfikëset mbërritën në vendngjarje për të lokalizuar flakët. Mësohet se nga zjarri nuk ka persona të lënduar ndërsa ende nuk raportohet për dëmet e mundshme materiale.