Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Qafë Thanë. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere, banuese në Strugë të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
“Më datë 22.08.2022, rreth orës 15:50, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. A., 48 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni, me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin D. S., 22 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S. A., 46 vjeçe, banuese në Strugë, Maqedoni, pasagjere në mjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në Spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.