Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë kishte paralajmëruar se do të ndërmerrte një hap ndryshe për të biseduar me qytetarët. Ditën e sotme ai ka publikuar një video në rrjetin e tij social Facebook se shumë shpejt do të hapë një Podkast ku do të jetë i hapur për të biseduar me të gjithë, duke filluar nga qytetarët, artistët, madje edhe me kundërshtarët e tij nëse ata do të pranonin.
“Flasim është një eksperiencë re, për mua dhe ju. Flasim është podcasti im i menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur a të panjohur. Personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësorë apo jo ndaj meje. Por edhe protagonistë të jetës shqiptare aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike, madje edhe kundërshtarë pse jo, nëse e pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira! Flasim”, thotë Rama.