Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në fshatin Shtanë, të Kukësit. Tre banorë të këtij fshati pas një konflikti me një bashkëfshatar kanë shkuar në banesën e tij duke e kërcënuar me armë dhe e kanë goditur me grushte.
Efektivët e policisë kanë mundur të ndërhyjnë në kohë duke i arrestuar të tre personat që janë dy vëllezër 44 dhe 44-vjeç did he djalin 20-vjeçar të njëri prej tyre. Gjithashtu u sekuestruan edhe 1 armë gjysmë-automatike, 1 automjet dhe 3 celularë.