Policia e Tiranës ka vendosur në pranga babë e bir pasi kërcënuan të afërmin e tyre për pronën. Në pranga kanë rënë Gerald Jahi 59 vjeç dhe Gëzim Jahi 27 vjeç. Gerald Jahi kërcënoi me armë vëllanë e tij Fatmir Jahin dhe ‘në ndihmë’ i ka ardhur edhe djali i tij.
Policia ndërhyri për shuarjen e konfliktit dhe sekuestroi një 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak i llojeve të ndryshme.