Këngëtarja Katy Perry ka bërë një veprim të pavullnetshëm në një video, gjë që ka shqetësuar të gjithë fansat e saj. Ajo shfaqet teksa mbyll në mënyrë të pa kontrolluar qepallën e syrit në anë të djathtë.
Edhe pse u përpoq ta kthente syrin në normalitet, ajo dështoi dhe përdori dorën për të shtrirë lëkurën dhe për të kthyer qepallën në gjendjen e saj natyrale. Kjo video ka shkaktuar shumë zëra në rrjet, ku komentet në Twitter kanë qenë të shumta.
“This Girl on PFrizer” Katy Perry👁👁👆🦻 pic.twitter.com/nHs4kDjHMR
— Nguyen Tuyet Nhi (@nguyent95413784) October 24, 2022
Disa mendojnë se këngëtarja po kalon një paralizë e njëjtë si ajo ë këngëtarit Justin Biber. Por ka pasur edhe nga ata skeptikët të cilët e kanë përkufizuar veprimin e saj, si veprim për të tërhequr vëmendjen.