Babë e bijë H.L.,70 vjeç dhe I.Sh., 45 vjeçe u plagosën ditën e sotme në Tiranë, pasi teksa po kalonin në trotuar ju ka rënë një skelë në kokë. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” ku edhe po ndërtohet një pallat, që siç duket nuk ka krijuar kushtet e nevojshme të sigurisë.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.