Policia e Dibrës ka arrestuar një shofer të linjës së autobusëve Tiranë-Klos-Tiranë pasi ky i fundit duke u kamufluar si shofer furgoni transportonte lëndë narkotike.
Në pranga ka rënë 36-vjeçari Yllson Dani banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë e vendit ku ulej shoferi, shërbimet e policisë gjetën një kuti, ku brenda saj kishte 4 kallëpe kanabis të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.