44-vjecari Sokol Mesiti nga Preza është arrestuar nga policia, pasi është kapur nga kamerat duke vënë një sasi tritoli në banesën e 46 vjeçarit Kujtim Kaçurri gjatë natës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 44-vjeçari e la lëndën plasëse në banesën e 46-vjeçarit dhe më pas njoftoi Policinë, me qëllim që pronari i banesës të ngarkohej me përgjegjësi penale, për mbajtje të lëndës eksplozive.
Policia sekuestroi dy kallëpe me tritol, së bashku me fitilin ndezës, dy detonatorë dhe veshjet që ka mbajtur autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive.
Sokol Mesiti gjatë marrjes në pyetje ka treguar se veprimin e kishte ndërmarrë pasi sipas tij Kaçurri e shante tek të tjerët dhe e cilësonte si hajdut, ndaj edhe ai ishte ndier i fyer. Sokol Mesiti është person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar për vjedhje.