Nga dita e sotme hapen aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024. Procesi i aplikimit do të kryhet online përmes e-Albania. Kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe një video në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ku tregohen hapat se si kryhet aplikimi në e-Albania.
Kreu i qeverisë thotë se vendi do të përgatitet për një tjetër sezon fantastik veror. Ndaj edhe këtë vit aplikimet për stacionin e plazheve janë hapur më herët se vitet e tjera, nisur edhe nga bumi i turistëve që pati vendi ynë. Aplikimet do të jenë të hapura deri në fund të këtij viti.