Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme 61-vjeçar Vladimir Mersini pasi mbante armë pa leje. I arrestuari kishte fshehur 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak në një çantë në oborrin e banesës në Levan.
Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.