Nisur nga një denoncim i adresuar nga një qytetar, në aplikacionin Komisariati Dixhital, me pamje ku shfaqet një qytetar që drejton automjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, në rrugën “Dervish Hekali”, shërbimet e Policisë Rrugore Fier kanë identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin N. H.
Në zbatim të Kodit Rrugor, shërbimet e Policisë i kanë vendosur drejtuesit të automjetit, masën administrative 5000 lekë të rinj, si dhe masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit për 3 muaj.
Policia Rrugore Fier falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që vijojnë të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112.