Më datë 9 nëntor, Arjanit Rizaj u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej brenda automjetit të tij, i cili ishte parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza, në qendër të qytetit Guyaquil në Ekuador. Shqiptari mori të paktën 9 goditje plumbash nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30. Sipas të dhënave të policisë, shqiptari priste gruan e tij, e cila ndodhej në spital duke vizituar të atin. Autorët po lëviznin me motoçikletë.
Bashkëshortja e të ndjerit u tha hetuesve se bashkëshorti i saj nuk punonte, pasi nuk kishte letra dhe se merrte para nga Shqipëria ose i sillte i vëllai nga Kanadaja. Më poshtë shfaqen edhe pamjet nga vrasja.
#Guayaquil
Un caso de sicariato ocurrió cerca del sector de emergencia del hospital Luis Vernaza pic.twitter.com/IfrkaCn2m4— Minuto & Medio (@MinMedio) November 10, 2023