Ministria e Jashtme dhe ambasada shqiptare në Izrael po mban kontakte me të gjithë shqiptarët që jetojnë në këtë shtet pas sulmeve të Hamasit. Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe deklaron nga aeroporti i Tel Aviv se është në bashkëbisedim me te gjithë shtetasit shqiptarë që duan të largohen.
Disa orë më parë ministria e Jashtme në Shqipëri vendosi në dispozicion disa numra kontakti për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Izrael për punë, shkollë apo edhe për ndonjë udhëtim.