Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Kurbin. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vrarë Gj.N., 79 vjeç banues në Markatomaj i cili është përplasur nga drejtuesi P.S.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.