Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur pasagjerja dhe drejtuesi, ky i fundit në gjendje më të lehtë.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi është përgjumur gjatë ecjes dhe për pasojë është përplasur me një mur që ndodhej anash rrugës.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një bordurë në rrugë dhe më pas makina ka bërë disa rrotullime duke përfunduar në cep të saj.
Është dashur ndërhyrja e ekipeve të zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurit nga mjeti, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.