Një i moshuar është plagosur mëngjesin e sotëm në Korçë. Sipas policisë 81-vjeçari Gaqo Tili është paraqitur rreth orës 07:05 në spitalin e Korçës.
Fillimisht ngjarja u raportua si grabitje me dhunë. Por kur efektivët e policisë shkuan në banesën e 81-vjeçarit ku kanë konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka pasur në banesë.
Ndërkaq efektivët kanë gjetur në tavolinë pije alkoolike, çka sjell dyshimet që kanë qenë duke konsumuar alkool dhe në gjendje të dehur mund të jenë konfliktuar. Ka dyshime që dhe autori të jetë plagosur pasi ka ecur anës pallatit ngjitur ku ka lënë gjurmë gjaku por ende nuk është identifikuar. Gjendja e rënde e te moshuarit e bën të pamundur marrjen e tij në pyetje.