Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Padova të Italisë ku tre shqiptarë janë konfliktuar me thikë me njëri-tjetrin dhe fatkeqësisht njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërkohë që dy të tjerë janë plagosur rëndë.
Të plagosurit janë dërguar në spital ku edhe po marrin ndihmën mjekësore. Mediat vendase ende nuk kanë bërë të ditur emrat e shqiptarëve të plagosur dhe atij të vrarë.
Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak janë bërë prishjet e pazareve të drogës.