Dy vëllezër janë kapur në flagrancë nga policia e Tiranës, pasi po shkëmbenin lëndë narkotike me qellim shitjen e saj më pas në doza. Alkan Markaj, 36-vjeç dhe Mariglen Markaj 37 vjeç, u filmuan nga një dron teksa po bënin shkëmbenin e lëndës narkotike në zonën e Alliasit.
Gatë kontrolleve fizike ndaj tyre dhe kontrolleve në banesë, policia gjeti lëndë narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë, mjete për konsumimin e lëndëve narkotike, një shufër metalike, një detektues përgjuesish dhe 2 aparate celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dy vëllezërit, pasi siguronin lëndët narkotike, i ndanin ato në doza të cilat i shitnin më pas, në zonën e Alliasit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.