Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu me stuhi lokale në mesditë përgjatë relieveve malore. Temperaturat minimale do të luhaten 14-22 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 28 -31°C në veri, 31-35°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.
Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.